Nga Mariglen GJIKA* –

“Une jam bebja qe me vdiq nena pas lindjes pardje ne Elbasan lexues. Une po i dedikoj disa fjale nenes time: Nene…nene…degjova se vdiqe 1 ore pasi une linda. Si me le nene? Si do jetoj pa ty une nene? Nene…nuk munda te ndiej eren e trupit tend nene. Nuk munda te ndiej shijen e gjirit tend nene. Nuk munda te ndiej ngrohtesine e trupit tend nene. Nuk munda te ndiej doren tende tek me ledhaton nene. Nuk munda te qendroja ne krahet e tu qofte edhe 1 ore nene. Nuk munda te te shoh te me rritesh nene. Nuk do kem shansin te kem dashurine tende gjate jetes time nene. Ti nene, nuk me gezove mua si femijen tend. Nuk munde te ndieje eren e gushes time nene. Thone se ajo ere eshte me e mire se te mbledhesh gjithe lulet e botes e ti nuhasesh nene. Nuk me pe tek pija gjumesht nga gjiti yt nene. Nuk me pe tek qaja e qeshja nene, nuk do me shohesh dhembin e pare nene. Nuk do me shohesh dot kur te filloj te qendroj ulur nene, kur te filloj te eci kembadoras, kur te hedh hapat e pare nene. Kush do me laje e do me nderroje nene? Kush do me coje ne çerdhe nene? Kush do me coje ne shkolle nene? Si do ndihem une kur te shoh femijet e tjere me te dy peinderit per dore nene? Kush do me martoje nene? Ti nuk do mundesh nene. Me kë do i qaj hallet e mia si vajza jote nene? Kush do mi fshije lotet nene? Kush do qaje nga gezimi kur une t’ia dal ne jete nene? Ah moj nene sa fatkeqe qelluam, ti pa mua, e une pa ty! Nene nuk do mundem dot as te te falenderoj qe me solle ne jete nene! Nuk do doja kurre te lindja une e te vdisje ti o nena ime! Te sjellesh nje jete e te humbasesh tenden, sakrifica me e madhe qe mund te beje nje nene! Une sot nuk kuptoj shume gjera nene. Peshen tende do e kuptoj nder vite kur ti te me mungosh dhe une nga shpirti do nxjerr pasthirrmen: ah nene te te kisha prane! Veç nje gje e di nene…askush nuk do te te zevendesoje dot edhe nese do perpiqet shume nene! Mbase sa te shkoj 10-15 vjece do i therras dikujt tjeter nene, por ama dije nene, se ti do jesh nena ime sot e pergjithmone! Nene ti perlote shume njerez. Madje-madje edhe ate qe po shkruan keto fjale per ty e per mua.”

(Shkruar nga babai i nje vajze 1 vjec)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re