Një 84-vjeçare e ka fituar betejën me COVID-19 në Shqipëri, duke u bërë pacientja e 154 që shërohet.

Lajmi u dha nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga COVID19

8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19“, shkruan Manastirliu.

Deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 400 të infektuar nga koronavirusi, ku 22 persona kanë humbur jetën, ndërsa sot lanë spitalin infektiv 8 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re