Skip to content

“Nënë Tereza” gëzon muslimanët, por nuk shkruhet “Dhomë Falje”

362962726 854703652685225 858848677348471844 n

Edhe “Nënë Tereza” ka tashmë hapësirën e dedikuar për adhurimin e Zotit, faljen e namazit për çdo musliman që i bie puna të vejë e vijë nga areoporti i Rinasit.

Zgjerimi që i është bërë terminalit të pasagjerëve ka përfshirë dhe një dhomë faljeje e cila ka një mangësi gjuhësore: shkruhet “Dhomë Falje”. Duhej të ishte “Dhomë Faljeje”, ose “Dhomë për Falje”.

Po ashtu, nuk dihet se ku janë referuar që dhe Abdes’hanen e kanë emërtuar si “Dhomë Abdesi”. Më shqip duhet “Abdesmarrje”.

362889787 854703649351892 6503879479316554652 n 1

Deri më sot nuk ekzistonte asnjë hapësirë faljeje në Rinas, ose ndryshe mesxhid – hapësirë e përshtatur për rol xhamie.

Ndaj, me këtë risi-domosdoshmëri në areoportin më të madh të vendit, eliminohet një mangësi e cila krahasimisht me areoportet e tjera kudo, te “Nënë Tereza” ngjante të kish mbetur ora në ateizmin komunist. /tesheshi.com/