Përmes një deklarimi publik, Ministria e Drejtësisë, e ka quajtur ende një dokument pune, draftin që është publikuar në media duke provokuar debate.

Në fjalën e saj, shton se ka përmbyllur procesin e konsultimit publik dhe tani ekspertët dhe praktikantët e ligjit të grupit të punës do të finalizojnë projektligjin, i cili pasi të konsultohet teknikisht, do të depozitohet në Këshillin e Ministrave.

Këtë deklaratë e ka kundërshtuar analisti i njohur, Enton Abilekaj, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, prej ku tha se si drejtues media nuk është pyetur për asgjë, ndonëse është pjesë e një grupi interesi lidhur me këtë çështje.

“Ministria e Drejtësisë ka bërë një njoftim. Dhe ka thënë që këto janë ndryshime që ne i kemi hartuar pas një konsultimi publik. Ne që kemi media, as nuk na ka thënë njeri. Ne jemi grup interesi  në këtë mes.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re