Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një lidhje me “ABC News”, ka folur për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm Agim Veliu.

“Ka humbur durimi i pritjes. Ne në kulturën tonë do të vazhdojmë në unitet sepse vendimin e shumicës e respektojmë gjithmonë. Ndryshimi ka sjellë një shpresë të madhe në Kosovë.

Pandemia që ka prekur vendin duhet menaxhuar me mirëkuptim. Nuk na duhej shkarkimi i një Ministri në një situatë të tillë. E gjithë bota po ndërton kapacitete për të luftuar COVID-19, zoti Kurti shkarkoi një ministër dhe njëanshëm nuk e ftoi kabinetin për të vendosur për çështjë që me herët jemi dakorduar”, deklaroi Haziri.

Më tej ai theksoi se në kabinetin qeveritar ministrat vazhdojnë të punojnë dhe janë të angazhuar në luftën kundër pandemisë.

“Edhe Kuvendi vazhdon të funksionojë pa asnjë problem. Nuk është gjetur asnjë rrugë e përbashkët.

Kemi pritur reagime nga kryeminsitri në detyrë që të reflektojë dhe të gjejë një mënyrë  të përbashkët për të kaluar këto dallime politike.

Sipas procedurave mocioni nuk mund të zhvillohet më shpejt se dy dit dhe më vonë se pesë ditë”, u shpreh Haziri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re