Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko ka akuzuar Sali Berishën se për çdo sulm që bën ndaj Partisë Demokratike dhe ndaj Lulzim Bashës, dikush pranë tij fiton leje ndërtimi për kulla e resorte.

Me herët, Sali Berisha tha se ‘Lulzim Basha është peng i Edi Ramës dhe se ky i fundit, do t’i caktojë demokrateve se kush është lideri i opozitës.

Por sipas Roland Bejkos, shpifjet ndaj Lulzim Bashës u shpërblyen më një kullë 64 kate në mes të Tiranës.

“Pas çdo sulmi që Sali Berisha i bën Partisë Demokratike, dikush pranë tij fiton nga Rama një leje ndertimi për kulla e resorte.

Që ta kuptojmë mirë të gjithë; sa më shumë akuzon non grata, Partinë Demokratike, dhe Lidershipin e saj si “opozita në shërbim të Ramës”, aq më e madhe është leja e rradhës për kulla e resorte që merr prej Kryeministrit dhe Erion Veliajt klani i familjes së tij.

Është fakt që sulmet e tij përgjatë dy viteve me shpifje e gënjeshtra ndaj Lul Bashës dhe PD, u shpërblyen me 64 kate kullë sa një mal në mes të Tiranës.

Aleanca e kullave kërkon ta mbajë ende peng Shqipërinë. Halli i non grates nuk është halli i shqiptareve, dhe as i demokrateve.

Përpjekjet e tij për t’i ikur përgjegjësisë për humbjen katastrofike të 14 majit nuk do të kenë sukses.

Aleanca e kullave dhe oligarkëve u faktua më qartë me humbjen në Kukes. Ata shpresojnë se duke mbajtur njëri tjetrin do kukëszojnë gjithë Shqiperinë.

Rrugët e PD me aleancën e kullave, non gratave, dhe me bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq të shtetit, jane ndarë njëherë e mirë.

PD është çdo ditë mes qytetarëve ku në bashkëpunim të ngushtë me ta, dhe me partnerët strategjikë, do t’i japë vendit alternativën qeverisëse që presin dhe duan shumica e shqiptarëve”, tha Bejko.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re