Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj i përgjigjet Elisa Spiropalit, pas deklaratave të ministres së Ramës në emisionin “Open” që sulmonin opozitën, pas zgjedhjeve të së dielës.
Mehmetaj pasi e sulmon, shkruan se, në të ardhmen do të ketë qeli miks në burgje, ku edhe aty ti shërbejë me devotëshmëri shefit të saj politik.
Postimi i plotë i Kejdi Mehmetaj:
Elisa dogana.al, ujësjellësi.fr, përgjime.ge, miliona.euro!
Kur shefi jot të bëhet gati për të shkuar pas hekurave, do i bëjmë presidentit një kërkesë të veçantë: të krijohen disa qeli miks (burra & gra), që ti shërbesh edhe aty me devotshmëri.
Ruaji emocionet, papagajtë përdoren për të përsëritur ato që u mësojnë, po edhe ata tregohen të përmbajtur me raste.
Mendo para se të flasësh, ndryshe do humbasësh edhe titullin “papagall”!()