E ftuar në Fax News, nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka komentuar refuzimin që KQZ i bëri kërkesës së disa partive opozitare për tu regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit, bazuar në dekretin e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Sipas Mehmetaj, këto janë sjellje të tjera ligjore të cilat po bënë organizata socialiste brenda KQZ-së, për të cilat ne kemi thënë në vazhdën edhe të hapave të paligjshëm që morën për datën 30 qershor.

“Ata do të mbajnë përgjegjësi penale dhe unë sinqerisht u bëjë thirrje të mos mendojnë vetëm për veten e tyre, por dhe për njerëzit që ata i rrethojnë sepse sado të vonojë drejtësia, ajo nuk do të jetë përherë në duart e Edi Ramës dhe ata nuk do të kenë një mbrojtje të përjetshme. 

Ndaj të jenë të kujdesshëm pasi pasojat e akteve që ata po marrin, do të bien drejtpërdrejt si akte penale dhe si dënim ndaj tyre në të ardhmen”, është shprehur Mehmetaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re