Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, këtë të mërkurë e ftuar në Radar me gazetaren Jonida Shehu në ABC ka bërë një analizë në lidhje me humbjet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Xhixho në fjalën e saj ka theksuar se një ndër shkaqet kryesore që ka shkaktuar dhe humbjen e zgjedhjeve është shit-blerja e votave, përdorimi i administratës shtetërore dhe përfshirja e grupeve kriminale.

Më shumë se analizë e LSI-së raporti i OSBE-ODIHR tregon se çfarë ka ndodhur me 25 prill. Nëse qytetarët ishin të lirë në ushtrimin e votës së tyre, apo aty kishte përdorim të administratës publike dhe buxhetit të shtetit, apo fati i patronazhistëve që u përdorën nga partia në pushtet, ku në një vend tjetër kjo do të ishte skandal.

Masakra e 25 prillit është një dëm që i bëhet Shqipërisë dhe do të doja që këto zgjedhje të ishin standarde, dhe pse ne pamë përdorimin e legalizimeve, grupet kriminale dhe paratë e pista.

Ne nuk i shmangemi përgjegjësisë, por dua të them se jam krenare që kemi qenë pjesë e një skuadre që nuk ishte pjesë e shitblerjes së votave dhe shkatërrimit të demokracisë, LSI-ja ka marr shumë vota”, ka thënë Xhixho.

Ndër të tjera ajo ka komentuar dhe zërat se mes dy forcave politike opozitare ka pasur një debat parazgjedhjeve, persa i përket listës së kandidatëve.

Xhixho në intervistën e saj ka mohuar zërat që kanë qarkulluar nga radhët e Partisë Demokratike se ka pasur propozim për një listë të përbashkët në disa qarqe, ajo ka theksuar se nuk ka pasur propozim në tryezë nga pala tjetër për një gjë të tillë.

“Unë mund të them se i gjithë aksioni i parazgjedhjeve ne kemi ruajtur identitete tona dhe të gjithë i kemi shërbyer zhvillimit të një fushate me platforma, por që e vërteta është se fushata u kthye në skemë batutash.

Nuk ka pasur debate me PD para zgjedhjeve, por vetëm në sensin konstruktiv. Unë nuk di që të ketë pasur ndonjë vullnet të PD-së për një listë të përbashkët, nuk flas për thashetheme, por institucionalisht nuk ka pas asnjë vullnet për të dalë sëbashku”, ka deklaruar nënkryetarja e LSI-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re