Nënpresidenti i Katalonjës, Uriol Zhunkeras deklaroi se ky rajon do të shpallë “republikë të re”.
“Hapat e Spanjës nuk u lënë ndonjë opsion tjetër separatistëve katalanas përveç se të shpallin republikë të re”, shpjegoi Zhunkeras.
Mediat katalanase e transmetojnë intervistën e tij të sotme për Asoshiejted pres, në të cilën thuhet se do të vazhdojë puna drejt krijimit të republikës.
“Sipas kuptimit tonë, kemi mandat demokratik për shpallje të republikës së re. Qeveria spanjolle nuk na lë ndonjë opsion tjetër”, theksoi Zhunkeras.

Megjithatë, ai saktësoi se flet vetëm në emër të Së majtës Republikane, një nga dy partitë në koalicionin qeveritar, e jo në emër të Qeverisë rajonale të presidentit Karles Puxhdemon.

Zëdhënësja e Qeverisë katalanase paraprakisht njoftoi se Puxhdemon sot e ka refuzuar thirrjeн që për nesër t’i drejtohet Senatit spanjoll lidhur me planin që të shpallë pavarësi të Katalonjës.
Ajo saktësoi se Puxhdemon nuk do të udhëtojë në Madrid për shkak se Qeveria spanjolle tanimë publikoi se do të vendosë administratë të drejtpërdrejt mbi këtë rajon autonom me qëllim që të bllokohet tentimi për ndarje.
Senati, ku partia e kryeministrit, Mariano Rahoj ka shumicë, duhet të premten të prononcohet për vendimin e Qeverisë spanjolle me të cilin rrëzohet Qeveria katalanase, u mor kontrolli mbi parlamentin, mediat dhe policinë. Madridi, gjithashtu, paralajmëroi se në afat prej gjashtë muajve planifikon të konvokojë zgjedhje të reja parlamentare në Katalonjë./ts/
Rreth orës 18:30, para Kuvendit të qytetit të Barcelonës filloi tubimi i studentëve të cilët kërkojnë pavarësi të Katalonjës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re