Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për projektin e Portit të Durrësit.

 

Gjatë fjalimit të tij Rama e ka cilësuar këtë projekt një lokomotivë të re zhvillimi ekonomik dhe social.

 

Gjithashtu është shprehur se shqiptarët do të përfitojnë nga ky investim dhe do të krenohen me ndryshimin dhe transformimin.

 

“Janë shqiptarët që do të përfitojnë nga ky investim duke patur më shumë në dispozicion dhe do të krenohen më shumë për këtë flamur të ri të ndryshimit dhe transformimit që ngulet në unazën mesdhetare. Dua të falenderoj të gjithë skuadrën tonë për një punë jo të lehtë.

 

Është një kontratë e drejtë dhe për herë të parë shteti shqiptar është ortak me 33 % të aksioneve.

 

Kjo është një tjetër arsye për të qenë krenar.

 

Përveç të tjerash jam edhe deputeti i Durrësit dhe së bashku me kryetarin e bashkisë e mbështesim këtë projekt.

 

E pres me gëzim, ku të gjithë ne të shohim këtë ëndërr të kthyer në realitet .

 

Ky projekt do të jetë një lokomotivë e re zhvillimi ekonomik dhe social”, ka thënë Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re