Ministrat e Shqipërisë dhe Turqisë nënshkruan këtë të hënë 7 marrëveshje bashkëpunimi, në fusha të ndryshme.

Marrëveshjet që u nënshkruan:

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Turqisë për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe arsimit në fushën e ligjeve.

Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e protokollit ndërmjet Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë

Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve mes Ministrisë së Rinisë dhe Sportit ndërmjet Shqipërisë dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve në Turqi

Protokoll bashkëpunimi mes Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Operas dhe Baletit Shtetëror në Turqi.

Memorandum mirëkuptimi mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Protokoll bashkëpunimi midis Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe agjencisë “Anodollu”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re