Është nënshkruar marrëveshja Shqipëri-Emiratet Arabe-Itali për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se tre shtetet janë bashkuar në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.

“Shqipëria🇦🇱Emiratet Arabe🇦🇪Italia🇮🇹 bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme / Nënshkruhet marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri🇦🇱🤝🇦🇪🤝🇮🇹”, shkruan Rama.

Gjatë fjalës së tij në Samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”, Kryeministri tha se marrëveshja do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të ripërtëritshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm kryeministri Rama, homologia italiane, Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfqësues të qeverive të vendeve përkatëse.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko