Mes Shqipërisë dhe Italisë është firmosur marrëveshja për Sigurimet Shoqërore. Ka qenë ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe homologu i tij italian,  Antonio Tajani që kanë nënshkruar protokollin.

Falë kësaj marrëveshjeje do të njihen sigurimet shoqërore për më shumë se 500 mijë shqiptarë në Itali.

Kryeministri Edi Rama, në postimin e tij në Facebook, shkruan se është një arritje e shumëpritur pas një përpjekje këmbëngulëse prej thuajse një dekadë.

“Romë – Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, një arritje e shumëpritur për mbi 500 mijë shqiptarë në vendin e dashur fqinj, falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade, në kërkim të këtij rezultati që dukej i pamundur për vetë peshën financiare të një marrëveshjeje të tillë”, shkruan Rama.

Pas nënshkrimit të marrëveshje, Hasani tha: “Është një marrëveshje shumë e rëndësishme për shqiptarët që punojnë në Itali dhe italianët që punojnë në Shqipëri. 15 vjet një përpjekje shumë të rëndësishme sapo e firmosën. Jam shumë i gëzuar jo vetëm si personi që e firmosi këtë marrëveshje, por edhe për të gjithë bashkëpunimin që kemi pasur me Ministrinë e Jashtme të Italisë për kontributet në arritjen e kësaj marrëveshjeje”.

Ndërsa ministri i Jashtëm italian, u shpreh: “Një marrëveshje shumë e rëndësishme. Kishim rreth 15 vite që prisnim këtë firmë, dhe garanton të drejtat e punonjësve italianëve në Shqipëri dhe anasjelltas, për pensionet. Mendoj se ky vendim i përbashkët ofron për shumë persona një siguri dhe perspektive pozitive për të ardhmen.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re