Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth 9 orësh marrjeje në pyetje. Pas daljes së tij, në një prononcim për mediat deklaroi se është vënë në dijeni se do t’i rikthehen sendet e sekuestruara.

“Siç keni vënë re dhe ju janë disa seanca të gjata pyetjesh. Çështja është komplekse edhe sot nuk përfunduam seancat e pyetjes. Pritet të kemi dhe raportet e KLSH.

Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që të shtihen në dy pjesë nga marsi në shtator.

Janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës.

Sot me prokurorët komunikuam dhe më thanë se do kem shpejt ato sende që mu sekuestruan. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora.

Sot u sqarua edhe fakti që Gazi dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe skanë lidhje me çështjen tjetër”, tha ai.

Ish-ministri akuzohet si i përfshirë në aferën korruptive të koncesionit të sterilizimit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re