Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 141 raste të reja me COVID-19, ndërsa nëntë prej tyre ishin në qytetin e Vlorës.

Dy prej rasteve të reja janë punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Po ashtu tre të infektuar të tjerë janë juristë një në qarkun e Vlorës, një në Selenicë, si dhe një jurist i një masonerie.

Mes katër të infektuarve të tjerë është një pensionist dhe të tjerët janë kontakte të të infektuarve në lagjet 28 Nëntori, Pavarësia dhe Partizani.

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se tre pacientë të cilët kishin kontraktuar virusin në të gjithë vendin humbën betejën me COVID, duke e çuar në 208 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re