9 shqiptarë kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të COVID-19, ndërkohë që raportohen se janë më shumë se 30 persona të tjerë të prekur.Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada shqiptare në SHBA e cila  njofton se viktimat janë përkatësisht 3 nga shqipëria, 4 nga Maqedonia e Veriut dhe 2 nga Mali i Zi.

 

Sipas ambasadores, Floreta Faber, janë mbi 30 anëtarë nga komuniteti shqiptar që janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes, veçanërisht në Nju Jork dhe Nju Xhersi ku ka mjaft te infektuar në gjendje të rënduar, por të gjithë në kushte vetëizolimi në shtëpi.

 

Sipas njoftimit te ambasadores shqiptare pacientët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen si dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë. Faber shton se ka komunikuar me drejtuesit e organizatave dhe shoqatave ku mësohet se nuk ka përhapje në masë të rasteve të testuar pozitivisht me COVID-19 në shtetet respektive.

 

Diplomatja Faber ben gjithashtu me dije se ka mësuar se një pjesë e madhe e komunitetit shqiptar kanë humbur edhe vendet e tyre te punës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re