Gjatë një jave janë arrestuar dhe proceduar 9 persona, ndërsa janë marrë rreth 11900 masa administrative. Policia Rrugore ka bërë bilancin e një jave, ndërsa thotë se janë ndëshkuar më shume 11 mije shoferë.

Po ashtu policia thotë se janë bllokuar 12 automjete, përfshirë 4 me targa të huaja. Janë pezulluar 9 patenta për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe 55 raste për tejkalim shpejtësie.

Policia u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt.

Njoftimi:

🚨 Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (19.05.2024 – 25.05.2024) 🚨

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 9 Arrestime dhe procedime penale:

🍺 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
🚫 1 persona për pa leje drejtimi.
🚦 4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

✅ Masat administrative:

📈 11.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,698në ditë.
🌑 63 masa për xhama të zinj.
🚗💨 608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
📱 330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
🔒 587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
🛑 19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
⚠️ 704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
🅿️ 8089 masa për qëndrim të gabuar.

✅ Pezullime dhe bllokime:

🍺 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
🚗💨 55 raste për tejkalim shpejtësie.
🚗💨 13 raste të ndryshme
🚗 12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re