Analisti Sebastian Zonja, i ftuar në emisionin Prime News24 tha se koha në vijim do të jetë nëntori i vetmisë së madhe për kryeministrin Edi Rama.
Zonja theksoi se ka tre skenarë për të rrëzuar kreun e qeverisë nga pushteti.
Sipas tij, më shumë gjasa që ta rrëzojë kryeministrin ka skenari hungarez, ku fronti opozitar të jetë tepër i fuqishëm, duke i dalë kundër një regjimi represiv.
Sebastian Zonja: 135 ditë revolucion flamingo ishin gjithashtu i rëndësishëm.
Ky është nëntori i vetmisë së madhe të kryeministrit. Rinia ka një ëndërr dhe pedagogët po e mbështesin. Rama thotë “Po ika unë, kush do vijë” sepse është zënë ngushtë.
Ka tre skenarë si mund të ikë kryeministri. Skenari hungarez është që fronti opozitar të jetë i fortë. Skenari serb është protesta e madhe e studentëve. Skenari maqedonas është që të rrëzohet me “bomba”, pra përgjime.
Skenarin më të mundshëm shoh atë që të kemi një front të madh opozitar, pra atë hungarez.
