Nënvarianti Omicron është varianti më i ri që është përhapur tashmë në disa vende të botës. Varianti Omicron i njohur zyrtarisht si varianti B.1.1.529, ka 3 nënvariante kryesore: BA.1, BA.2 dhe BA.3. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 99% e rasteve të identifikuara deri në dhjetor ishin BA.1.

Megjithatë, nënvarianti BA.2, që është pikërisht “Stealth Omicron”,  kohët e fundit ka filluar të fitojë terren. Sipas studiuesve, “Stealth Omicron”  ose BA.2 ka disa mutacione të zakonshme por edhe shumë të ndryshme në krahasim me BA.1.

Në fakt, ndryshimet midis BA.1 dhe BA.2 janë më të mëdha se ato midis variantit origjinal Omicron dhe variantit Alfa. Kjo ka shkaktuar shqetësime në komunitetin shkencor, pasi dallime të tilla molekulare mund të ndryshojnë rrjedhën e studimeve për sa i përket zbulimit, infektivitetit, ashpërsisë së sëmundjes ose efikasitetit të vaksinës. /WHO

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re