Neritan Ceka, ka bërë krahasimin e kandidatëve për deputetë, në Elbasan, Luçiano Boçi, nën siglën e PD-së dhe Taulant Balla, nën siglën e PS-së.

I ftuar në emisionin “Spotlight”, ai tha se ata të dy janë dy figura të ndryshme, pasi sipas tij, Boçi është pedagog dhe përfaqëson kulturën e Elbasanit, ndërsa Balla e përdor Elbasanin për të kaluar, sepse është nga Librazhdi.

Më tej, teksa është ndalur sërish tek shkollimi dhe përvojën që ka Balla në politikë, Ceka tha se sipas shprehjes që përdoret në Elbasan, kandidati i PS-së për deputet duhet të kaloj 7 lëkurë, duke shtuar se ky i fundit akoma është në të parën.

Në Elbasan janë dy figura të ndryshme. Do thoja që Boçi përfaqëson Unversitenin, kulturën dhe Balla përfaqëson kalimtarin në Elbasan, sepse Balla nuk është nga Elbasani por nga Librazhdi, d.m.th e përdor për kalim Elbasanin.  

Është e vështirë që një person të vihet në të njëjtën balancë me një pedagod Universiteti dhe që është dalluar në Parlament për ekuilibrin dhe për përçimin e kulturës së Elbasanit”, tha ai.

E pamë të çekulibruar ama?

Dikush mund të çekuilibrohet në momente të caktuara, por kjo nuk e nxjerr nga vija e përgjithshme e kulturës. Unë nuk kam ndonjë kontakt me Boçin, nuk jam ulur kurrë as në kafe, po gjithmonë më ka lënë përshtypjen si një person që që përkon me elitën univeritale. Me Ballën janë dy kultura komplet të ndryshme.

Edhe Zoti Balla ka një shkollë shumë të mirë? 

Në Elbasan themi që duhet të ndërrojr 7 lëkurë, Balla nuk ka ndërruar akoma të parën. Unë nuk mendoj që Balla, në mënyrën se si sillet në Parlament dhe në raportin kazual që ka me mua përshembull, që kur e ndesh në rrugë bën sikur nuk shikon. Një njeri me paragjykime të tilla ndaj një njeriu që familjarisht përfaqëson Elbasanin, politikisht në traditën e tij, besoj që është akoma te lëkura  e parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re