Vitet kalojnë për të gjithë, por jo për profesorin e Arkeologjisë shqiptare Neritan Cekën, pasi kujtesa e tij e fortë bën që vitet të duken vetëm numra.

I pyetur nga moderatorja e “Quo Vadis” Pranvera Borakaj se nga vjen “rinia e përhershme”, Ceka tha se i ka ngjarë babait të tij.

Profesor Ceka tregoi se babai i tij Hasan Ceka i cili u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare, një ditë para se të vdiste kishte lënë shënime.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Cili është sekreti i rinisë së përhershme që ju keni?

Neritan Ceka: Kjo është gjenetike pasi babai ka patur të njëjtën energji, ka jetuar 98 vjet, kam edhe ca vite për ta arritur. Dëshiroj të kem freskinë e tij deri në fund. Kam shënimet e tij një ditë para se të vriste.

Pranvera Borakaj: Çfarë shkruante?

Neritan Ceka: Kishte mendimin për të interpretuar nga vjen shprehja “Të shitoftë Zana”, dhe thontë që vjen nga fakti që Diana antike qëllonte me shigjetë, shigjetonte, dhe të shitopftë s’është gjë tjetër veçse një proces i fjalës shigjetoj që thotë shitoj.

Pranvera Borakaj: Dhe këtë e ka bërë një ditë para?

Neritan Ceka: Po një ditë para se të vdiste.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re