Arkeologu Neritan Ceka nga studio e emisionit “Opinion” foli për deklaratën e bërë disa kohë më parë prej tij, kur mallkoi të gjithë ata që do të mernin pjesë në zgjedhje në 30 qershor.

Duke risjellë në kujtesë atë mallkim Ceka tha se nuk tërhiqet prej tij, madje shkoi dhe më tej tek mallkoi, gjithashtu, edhe Baton Haxhiun, i cili ishte prezent në të njëjtën studio si i ftuar.

“Këta t’i vjedhin votat sy për sy dhe për të gjitha këto gjëra nuk e tërheq mallkimin për rilindasit që janë bërë si “trusti i lulelakrës” i Arturo Uis tek drama e hugosë.

Madje edhe Batonin e mallkoj për ata dy ministrat që na ka sjellë”, tha Ceka, duke aluduar për ministrin e punëve të Jashtëme dhe atë të Arsimit, që vijnë nga Kosova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re