Në media u publikuan ditën e sotme disa foto të presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetit të LSI Lefter Koka në kompleksin “Gold” të Shijakut (foto të 2017-ës).

Ndër mediat që publikuan fotot ishte edhe Report TV i Carlo Bollinos.

Ky televizion më pas denoncoi një kërcënim që ka marrë Bolino nga vëllai i ish-deputetit Koka.

Por teksa gazetari Denis Minga ka kërkuar mendimin e Neritan Cekës për “kërcënimin” ndaj pronarit të Report TV, ka marrë një përgjigje që nuk e priste.

Ceka ka kritikuar Bolinon për botimin e fotove të Metës krah Altin Hajrit në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, dhe Xhevdet Troplinit, subjek i OFL.

Madje Ceka e ka “këshilluar” Bolinon “të mos i futet këtyre punëve”.

“Nëse futet në këto histori është më mirë të rrijë urtë.

Është një italian që s’bëhet kurrë shqiptar, ndaj i them Carlos të rrijë urtë të mos futet në këto punë.

Se po u fute në këto punë, këtë ushqim do kesh.

Në ç’do lloj etike… Ne jemi politikanë dhe njerëz publik, nëse unë futem në çdo lloj furre buke?!

Ku është serioziteti aty? Ai është me 100 veta, shkon Carlo dhe merret me budallallëqe të tilla.

Ai nuk është kërcënim, është presion”, tha Ceka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re