Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar edhe vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës.

Ceka është shprehur se,i ka thënë më kohë Berishës që duhet të ishte tërhequr nga politika aktive dhe se ky vendim i SHBA-ve, është një kambanë alarmi edhe për pushtetarët e sotëm.

Ishte një fryt që duhet të kishte rënë më kohë,. Ka një kohë që politikani duhet të iki.

Në këtë rast besoj që, edhe Berishës i kam thënë krijo një fondacion të tipit “Adenauer”, ti s’ke çfarë bën më atje, ke qenë president, dhe del dhe ndeshesh më kalamajtë e PS-së!

Çfarë punëke ti, kështu që bëj fondacionin dhe krijo një program për Partinë Demokratike, e cila sot s’ka një program afatgjatë për 50 vjet, etj. .

Unë jam shumë i kënaqur që kam ikur, kur ra kambana dhe ika, mbarova misionin tim për Shqipërinë .

Unë mendoj që nuk dua që një mik i imi dikur ka një problem të madh, dhe ky është problemi më i madh i një politikani dhe këtë nuk do t’iaa dëshiroja, por mendoj se ky është një mësim për politikanët, duke përfshirë dhe politikanët që janë sot në pushtet”, tha Ceka.

Ceka zbuloi edhe shkakun e prishjes së miqësisë me Edi Ramën .

“Unë jam prishur me Ramën, është si anekdotë. Nuk mund të themi që ka qenë miku im, por në atë rrethin e njohjes, simpative që kishim,kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm.

Mora një ditë , nga një miku ynë i përbashkët, që është mjek, një artikull për të lexuar , për gjendjen në shëndetësi. E lexova artikullin  dhe krijova përshtypjen, që ishte rumpallë shëndetësia jonë, nga artikulli e krijova.

Dhe i shkruajta një “SMS” të vogël, Edi Ramës  i thashë lexo artikullin që ka shkruar miku ynë  dhe i thashë  nëse kjo është gjendja edhe në administratë, ky është vendi i rrumpallës.

Ai më çoi një përgjigje të ashpër, që unë isha shpifës, ziliqar etj..”, tha Ceka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re