Ish-politikani i orëve të para pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Neritan Ceka zbuloi në emisionin  “Të Paekspozuarit”  në MCN Tv, edhe arsyet qe e çuan atë në tërheqjen e tij nga politika aktive.

Ceka, i cili ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Brendshëm shumë vite më parë, u shpreh se ai e ka mbyllur misionin e tij, dhe sipas tij, politika ka nevojë të drejtohet nga politikanë të rinj dhe jo nga 70-vjecarë.

“Tërheqja ime ka ndodhur në një kohë të caktuar. Ishte 70-vjetori im. Duke menduar që kontributi i çdo politikani është si gjithë kontributet e tjera,  ashtu siç tërhiqet sportisti, i cili mund të kalojë edhe trajner, i lë vendin e tij të tjerëve, unë mendoj që politika ka një problem të madh sepse, i shërben një mesatare moshe 30 vjeç, dhe këtë nuk mund ta bëjnë 70-vjecarët. Duhet kuptuar që një komb i 30-vjecarëve ku një pjesë e mirë janë 17–18 vjeçarë,nuk mund të drejtohet vetëm dhe kryesisht nga 70vjecarët, që kanë kaluar jo vetëm moshën,por dhe misionin e tyre”, u shpreh Ceka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re