Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në faturën e energjisë elektrike do të bëhet transparencë sa paguan qytetari dhe shumën e kompensimit që “detyrohet” të paguajë qeveria shqiptare.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë, Rama shfaqet i nervozuar teksa deklaron se opozita po e shfrytëzon këtë mundësi që sipas tij po përdoret për të helmuar popullin.

“Në rajon dhe Europë më thonë është çmenduri financiare, çmenduri është lufta edhe pandemia. Këtij populli i ra edhe një çmenduri tjetër sic ishte tërmeti që na dërmoi të gjithë, prandaj do të rezistojmë qeveria bashkë me ju do të rezistojmë sa të mundemi. Nga nesër ju do të keni transparencën e faturës së energjisë elektrike, aty do të shikoni ndërkohë që sa do të paguani ju dhe sa paguan qeveria. Gjithmonë pjesën tjetër nuk do tu paguani ju por do ta paguajë qeveria që i kërkohet gjithçka madje i kërkohet edhe gjëra që s’kanë lidhje me demokracinë. Duan apo s’duan ata që gënjejnë dhe sajojnë fakte të paqena. Ngrenë akuza të paskrupullta për të helmuar sa më shumë njerëz dhe për ngrënë helmin”, u shpreh Rama.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re