Nuk ka gra të shëmtuara, ka vetëm gra përtace.

Pse një grua për dhjetë vjet rresht kërkon me çdo mënyrë të ndryshojë zakonet e një burri dhe pastaj të qahet se nuk është më burri që ka marrë?

Nëse buzët e saj janë të akullta dhe ajo dridhet në krahët e tu, harroje. Ka malarjen.

Mjaft mungesa që ka burri, si për shembull bukuria etj, neutralizohen nga gruaja. Kjo është arsyeja që gratë shumë herë bien në dashuri me burra që nuk kanë asnjë vlerë, por kurrë me burra që u ngjasin grave, sepse një të metë të tillë s’kanë fuqi ta neutralizojnë.

Cilësitë që tërheqin gruan janë forca e vullnetit, vendosmëria e karakterit, guximi dhe veçanërisht drejtësia dhe mirësia e zemrës që fëmija i trashëgon nga babai.

Martesa me dashuri bëhen për interesin e llojit e jo të personit. Personat është e drejtë të kujtojnë se veprojnë kështu për lumturinë e tyre, por qëllimi i vërtetë s’ka të bëjë me ta, por vetëm me krijimin e qënies së tyre.

Unë nuk besoj që midis burrit dhe gruas të ketë miqësi. Mund të ketë pasion, adhurim, dashuri, por jo miqësi, sipas meje.

Një grua ka nevojë për katër kafshë në jetën e saj: një Jaguar në garazh, një tigër në shtrat, një shqarth në lëkurë dhe një gomar që paguan.

Të qenit grua është një detyrë tmerrësisht e vështirë, meqë konsiston në atë që ke të bësh me burrat.

Gratë kujtojnë vetëm burrat që i kanë bërë të qeshin; burrat vetëm gratë që i kanë bërë të qajnë.

Disa femra mendojnë se martesa është rasti më i mirë për t’iu hakmarrë dikujt.

Dua vetëm një burrë që të jetë i dashur dhe mirëkuptues. A thua është shumë për t’ia kërkuar një miliarderi?

E gjej të drejtë që një burrë të puthë dorën e një gruaje herën e parë kur e sheh. Duhet filluar gjithnjë nga një anë.

Një grua e mençur është ajo me të cilën mundet të jeni të marrosur sa herë që duhet.

Gjithë burrat duhet të dashurojnë dhe gjithë gratë duhet të jenë të dashuruara.

Për grua zgjidh femrën që, po të ishte burrë, do ta zgjidhje për mik.

Një grua do të ishte shumë tërheqëse, nëse do të dinte të binte në krahët e një burri, pa rënë në duart e tij.

Ai që përdor urdhrin për t’i thënë gruas të pushojë së foluri, është budalla. Një i mençur i thotë asaj thjesht se ajo duket shumë e bukur, kur i mban buzët të mbyllura.

Disa burra mundohen tërë jetën për të kuptuar qenien e gruas. Të tjerë merren me gjëra më pak të vështira, si për shembull me teorinë e relativitetit.

Sa për dashurinë, po të bëjmë një llogari të thjeshtë, bota ka mjaft, si ndodh gjashtë qind herë më tepër sesa është e nevojshme për ruajtjen dhe shumimin e species sonë të përnderuar. Unë pra e quaj punë të pakujdesshme që të shpikim edhe disa qindra herë më shumë dashuri nëpër shkrimet dhe librat tanë.

Kur gratë dashurojnë janë më të mençura se burri më mëndjemprehtë.

Nuk ka gra të paepshme, por burra torollakë.

Mos e lejo gruan të të ndryshojë. Kur t’ia dalë mbanë, do të jetë rraskapitur me ty.

Kur burri gjen te shoqja një afërsi të vërtetë morale dhe intelektuale, një harmoni të vërtetë, atëherë do t’ia shpërblente asaj duke u interesuar edhe për gjërat e saj më të zakonshme e banale.

Kush po çan kryet për flokët, janë qimet e gjoksit më të rëndësishme.

Deri pak para martese nuk e dija ç’do të thoshte të ishte vërtet i lumtur. Pastaj qe tepër vonë.

Një zotëri burrë është një burrë që nuk do ta rrihte kurrë një grua pa hequr kapelen.

Sekreti i suksesit tim me gratë? I trajtoj kamerieret dukesha dhe dukeshat si kamariere.

Gratë na duan për defektet tona. Kur kemi shumë, por shumë ama, na i falin të gjitha, deri edhe inteligjencën.

Eh, nuk po gjej asnjë fije floku mbi rrobat e tua! Ti më tradhtoke me një grua tullace.

Martesa? Të doli ngjalë, e ha; të doli gjarpër, të ha.

Diplomat është ai burrë që gjithnjë mban mend ditëlindjen e një gruaje, por asnjëherë moshën e saj.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re