Vajza e 60-vjeçarit me iniciale K.B., i cili u akuzua nga një e mitur se e kishte përdhunuar disa herë, ka deklaruar se ngjarja është e inskenuar.

“Nëse del fajtor, nuk e pranojmë më si baba”, u shpreh vajza e të akuzuarit, e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, por theksoi se gjithçka lidhet me pronat.

“Vajza thotë që për 3 muaj rresht është përdhunuar. Pse nuk ka bërë denoncim më përpara. Vajza ka treguar dhe e dinin shumë mirë familjarët, është planifikuar dhe i inskenuar”, u shpreh e bija e 60-vjeçarit.

Ndërsa tregoi dëshmi, që sipas saj, 16-vjeçarja nga fshati Vrap i Tiranës ka rrëfyer në polici.

LEXONI EDHE: “Më tha ‘mos trego se do të ther’”- P*rdhunimi i 16-vjeçares nga fqinji, e mitura rrëfen momentet e tmerrit: Më ka abuzuar s*ksualisht disa herë!

 

 

Vajza e 60-vjeçarit: Nëse babai im del fajtor, ne fëmijët e tij ju betohem që nuk do ti flasim më kurrë dhe nuk e pranojmë si baba. Jam nënë vetë dhe e di çdo të thotë të kesh fëmijë.

Lajmin e mora vesh pasi më telefonoi mami, gjyshi i vajzës ka denoncuar babain tim. Babai im ka shkuar vetë dhe është ndaluar në rajon, gjeta avokat dhe shkova.

Kur shkova të dëshmoj, vajza nuk ishte aty. Babai im po mbahet pa prova. Është gjë e inskenuar dhe e paramenduar. Kjo familje të njëjtin skenar imorali ka përdorur edhe me të tjerë në fshat.

Këtu ka të bëjë çdo gjë me çështje pronash.

Vajza ka thënë në dëshmi që herën e parë kur më përdhunoi më dha 10.000 lekë. Herën e dytë më dha 1000 lekë dhe u zhvesha vetë sepse e dija çfarë më prisja.

Vajza thotë që për 3 muaj rresht është përdhunuar. Pse nuk ka bërë denoncim më përpara. Vajza ka treguar dhe e dinin shumë mirë familjarët, është planifikuar dhe i inskenuar.

Dëshmitë e babait tim rrinë akoma në komisariatin nr1. E kam parë ekspertizën mjekoligjore, vajza është 16-vjeçe dhe nuk e dimë me kë ka lidhje. Unë e di që ka një shok, e dinë të gjithë njerëzit. Siç është bërë analiza mjekoligjore vajzës, ti bëhet edhe babait tim. Vajza mund të shkojë me këdo.

Unë e di se çfarë babai kam, vetëm me këtë familje ka pasur sherr e shamata. Është e inskenuar, jam e stresuar sepse babai po rri brenda kot. Janë çështje pronash e tokash, unë jam detyruar që vëllain tim ta mbaj në shtëpinë time. Nuk mbroj asnjë palë, por dua drejtësi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re