Handsome young man with a beard sleeping in white bed

Të gjithëve na ndodh të zgjohemi të djersitur e natën pasardhëse të kemi fjetur veshur apo mbuluar më hollë. 
 Gjithnjë djersitja gjatë natës lidhet me temperaturën e dhomës pa e menduar se kjo gjendje mund të lidhet me disa probleme shëndetësore, shkruan Metro.
Ajo  mund të jetë një shenjë që ju vuani nga një çekuilibër hormonal, por nëse djersitja gjatë natës ndodh më shpesh sesa duhet, mund të tregojë një sëmundje serioze. Ka mbi 130 lloje të kancerit të gjakut, kështu që simptomat ndryshojnë ose nga lloji ose nga personi që përjeton simptomat.
Një grup studiuesish zbuluan se një nga simptomat për kancerin e gjakut është djersitja e tepërt gjatë gjumit.
Përveç djersitjes, kjo sëmundje shoqërohet gjithashtu me një humbje të shpejtë të peshës, ndjenjë të vazhdueshme të lodhjes, dhimbje të kockave, infeksione, gjakderdhje.Të gjitha këto simptoma mund të jenë të padëmshme, por nëse keni ndonjë nga këto, konsultohuni me mjekun tuaj sa më shpejt që të mundeni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re