Skip to content

“Nëse do isha unë për shkrirje të SPAK, një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte apo jo?!”- Rama: Amerika aty ishte, por iku! Tashmë qasja ka ndryshuar

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qasja e Amerikës ndaj Shqipërisë tashmë ka ndryshuar që me ardhjen e administratës së re presidenciale.  

Po ashtu Rama u është përgjigjur të gjithë atyre që mendojnë se edhe ai është kundër SPAK. Sipas kreut të qeverisë, nëse do të mendonte për shkrirje të këtij institucioni mjaftonte një sinjal Sali Berishës dhe mund të realizohej.

Kreu i qeverisë tha se SPAK është falë vullnetit të fuqisë së Partisë Socialiste.

Ndërsa atyre që thonë se SPAK u krijua nga Amerika dhe se te gjithe jane per burg, Rama kishte kete pergjigje: “Ky është vullnet i PS. Jemi përballë një fakti të thjesht. Dua që ata që insistojnë në mënyrë qesharake që këtu janë të gjithë për burg, këtu rroftë SPAK…SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti i PS.

SPAK e solli Amerika, punët e SPAK i bën Amerika, Amerika do i fusë në burg, tani Amerika nuk është më. Amerika i kishte njerëzit e vetë që asistonin SPAK, hynin e dilnin në mëngjes e pasdite tek stacioni i Trenit, nuk janë më. I ka tërhequr Amerika dhe për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona, keni dëgjuar ndonjë fjalë të ambasadës amerikane”.

Rama: Ju e dini që këneta është e përbetuar përmes gojës së bufit të vet që do ta shkrijë SPAK. Nëse do të isha dhe unë i interesuar për këtë, i shqetësuar sic përpiqen të më pikturojnë disa që janë pjesë e problemi dhe nuk kanë lidhje me zgjidhjen, kjo do të ishte më thjeshta fare. Një fishkëllimi bufit dhe e di si vinte bufi apo jo?! Ai buf bufi me një fishkëllimë se e sillte tmerri që ka nga drejtësia, nga SPAK, me tmerrin që ka me të kaluarën që nuk e ndryshon dot dhe e persekuton çdo ditë. Do të shikoni që nuk do hapte gojë Amerika sepse kanë ndryshuar qasje për momentin. Kjo është punë e saj, punë  e një superfuqie. SPAK është aty, do jetë aty me mbështetjen e fuqisë së PS. Ne jemi vullneti i popullit shqiptar, populli shqiptar kërkon që SPAK të jetë aty, të fuqizojë veten. Sot kemi prova të pavarësisë së SPAK. Pavarësia nuk mjafton. Duhet profesionalizëm dhe integritet.

“”