Skip to content

Nëse do kishte drejtësi, Amerika është këtu!




Novela “Viza Amerikane” e shkrimtarit Sehfqet Meko ndaloi mes studentëve dhe pedagogëve të universitetit “Luarasi”. “Është gjykuar se është me interes pasi ne vazhdojmë të na shtohet dëshira dhe uria për vizën, përvojën amerikane, duke e cilësuar si tokën e premtuar.

Në këtë kontekst na vjen dhe libri i autorit Shefqet Meko”, u shpreh në nisje të takimit promovues pedagogia Aelita Mani. Shefqet Meko, si shumë emigrantë, mes përditshmërisë së tyre në vendet ku jetojnë dhe atdheut që u mungon, me sytë e mendjes dhe të zemrës, çdo ditë ka ndërtuar përmes të shkruarit një urë. Libri sipas tij është një klithmë krijuese e dhimbjes që ndjen njeriu mes tranzicionit pafund, por përcjell edhe një mesazh të fortë për drejtësinë.

“Nuk është thjesht një rrëfim rreth një vizite konsullore apo një vule në pasaportë. Është më tepër një vështrim tek e shkuara jonë dhe e ardhmja që e ëndërrojmë dhe nuk po e arrijmë dot. Është një vështrim sesi funksionon e drejta dhe ligji në Amerikë dhe se si përdhoset kjo e drejtë në vendin tonë. Njeriu nuk gjen të drejtën që i takon. Libri përcjell një mesazh të fortë: Drejtësinë duhet ta vendosim dhe se pa drejtësi nuk mund të arrihet kurrë demokracia qendrore”. Shpresa quhet

“Viza amerikane”, sipas Mekos, autorit që ka ngacmuar autorin për të prekur vetë ëndrrën amerikane prej 24 vitesh. Po shqiptarët mund ta gjejnë Amerikën e tyre këtu në Atdhe? “Në qoftë se ka qetësi, dashuri në familje, nëse ka një punë dhe një ligj që ekzekutohet mbi të drejtën, pse jo?! Këtë ka Amerika në fund të fundit”. Meko thotë se Amerikën nuk e bëjnë gradaçelat, por drejtësia, e këtë shqiptarët duhet ta kërkojnë në Atdheun e tyre.

Miqtë e autorit, njëkohësisht lexuesit e parë e vlerësojnë novelën “Viza Amerikanë” si vepër të rrallë me plot kontradikta sociale, morale e njerëzore të tranzicionit shqiptar, ku personazhi kryesor, një ishmësues i matematikës, i vjedhin identitetin për llogari të një shtetasi tjetër. Ngjarja shtjellohet pasi personazhi, pa fajin e tij, ndodhet në kurthin e një intrige që tejkalon kufijtë shtetërorë. “Tregon një realitet shqiptar shumë të dhimbshëm. Nuk mendoj se ka mbetur ndonjë familje shqiptare që nuk është prekur nga fenomeni i emigracionit”.

“Është një novelë rrëqethëse, tronditëse, mishëruar në një nga personazhet më dinjitozë siç është Artur Pojani, një personazh shumë i realizuar”, shprehet një tjetër mik e dashamirës i autorit. Në sallë gjithashtu ishte e pranishme edhe ish-pedagogia e Mekos, nga e cila mori urimet më të mira për këtë vepër. “S’di ç’të them përveç urimeve të veçanta që i bëj ish-nxënësit tim që më ka mrekulluar”.

“”