Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur për ngërçin mes Shqupërisë dhe Greqisë dhe rastin Beleri, ku për këtë të fundit tha se po i ndalohen një e drejtë kushtetuese siç është betimi si kryetar i zgjedhur i Himarës.

 “Jam në pozitën e pakëndshme që të përligjem në denoncimet e para. Beleri është kryetari i zgjedhur i një bashkie, pra ka disa të drejta kushtetuese, të cilat prevalojnë mbi çdo ligj tjetër. Është Kushtetuta.

Beleri është i padënuar, prezumohet i pafajshëm dhe Kushtetuta thotë se ai që zgjidhet në krye të bashkisë, ratifikohet nga gjykata e faktit, dhe ai betohet. Kjo e drejtë është privuar me një ligj të tretë. Nuk mund të ndalohet një e drejtë kushtetuese me një ligj të nivelit të tretë”, tha ai në emisionin “Kjo Javë” në Neës24.

Ndërsa në lidhje me ngrërçin mes dy vendeve për shkak të çështjes Beleri, ai tha se nëse do Rama zgjedhet.

“Marrëdhëniet duhet t’i shohim në disa nivele. Marrëdhëniet njerëzore është niveli i parë. Së dyti marrëdhëniet ekonomike, që nuk janë në nivelet e mëparshme. E treta marrëdhëniet politike, që janë në një moment acarimi, që ndodh për shkak të qëndrimeve të Ramës.

Është vullneti i Ramës. I paraprin gjyqësorit para çdo vendimi. Çështja zgjidhet duke respektuar ligjet. Nëse do Rama, zgjidhet…. Shikoj se ka vullnet në shumë qeliza të jetës publike të dy vendeve, dhe kjo kapërcen vullnetet e lidershipeve që janë të përkohshme”, tha Dule.

Ai foli dhe në lidhjeme njohjen e minoriteve nga ana e Greqisë në tokën helene, ku tha se shteti fqinj i njeh dhe i zbaton të drejtat e tyre.

“Greqia nuk është se nuk njeh minoritetet, i njeh dhe i respekton prej dekadash minoritetin fetar mysliman në Greqi. Ky nuk është vendim i Greqisë por është konventë ndërkombëtare. Të gjitha këto janë teori konspirative. Nuk është pale për të drejtat e minoriteve Greqia, siç është Franca, por ka politika të ndryshme dhe zgjidhen politika të ndryshme. Greqia ndihmon minoritetin grek në Shqipëri. Që në momentet e para ka pasur trajtim favorizuar në lidhje me bizat, më pas u bënë më afatgjata, pastaj kaloi dhe nënshtetësi. Po ashtu ka pasur ndihmë në sistemin arsimor dhe kulturor. Pra ka ndodhur dhe vazhdon të ekzistojë ky interesim”, tha Dule.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re