Sipas një studimi, për disa njerëz që duan të humbasin peshë, dieta nuk funksionon. Gjithashtu, ato mund të sjellin probleme shëndetësore për shumicën e popullsisë që e kanë të pamundur t’i ndjekin, kështu që ‘Bright Side’, sugjeron që në vend të dietave të evitojmë disa veprime të përditshme që ne i bëjmë në mënyrë të pavetëdijshme.

1. Hani ngadalë dhe përtypuni shpejt

 Sipas studimit, njerëzit që hanë shpejt marrin kile më shpejtë se ato që hanë ngadalë. Duke ngrënë ngadalë dhe duke u përtypur mirë, do ndiheni të ngopur.

2. Pini sa më shumë ujë rregullisht

Nëse doni të jeni sa më të shëndetshëm, duhet të pini sa më shumë ujë. Nëse pini përpara se të hani, do ndiheni të ngopur dhe do hani më pak.

3. Evitoni pijet me sheqer

Sheqeri i tepërt çon në sëmundje serioze si, obeziteti, diabeti apo sëmundjet e zemrës. Mundohuni të zëvëndësoni pijet me sheqer, me pije natyrale.

4. Hani 2 vezë në ditë

Studimet tregojnë se nëse kombinoni një dietë pa karbohidrate me vezë në mëngjes, mundësitë për t’u dobësuar do jenë më të larta. Kjo për shkak të proteinave që gjenden tek vezët.

5. Nëse ndiheni të uritur, hani orbit

Nëse ndiheni të uritur, hani orbit që nuk përmbajnë sheqer. Shija e mentes do largojë urinë, duke bërë kështu që të konsumoni më pak gjatë ngrënies së drekës apo darkës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re