Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre e të dalin për të votuar.

“Ushtroni detyrën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni. Nëse doni të keni autobusin falas pas 14 majit, nëse doni oazet e gjelbërta, dilni dhe votoni masivisht.

Pjesëmarrja juaj ka rëndësi të veçantë. Kushtet atmosferike nuk janë më të mirat, por është e rëndësishme që qytetarët e Tiranës, të dalin në qendrat e votimit për të bërë ndryshimin”, tha Këlliçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re