Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. I ftuar në studion e Panorama TV, ai u ndal te rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit duke e cilësuar atë si katastrofik.

Capture

Sipas Hoxhës, nëse demokratët vazhdojnë me këtë luftë të brendshme duke dëmtuar partinë, socialistët do të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet edhe për një dekadë.

“Ne morëm një rezultat katastrofik që i prin një rezultati akoma më katastrofik në vitin 2025. Nëse ne nuk dalim mbi interesat personalë deri në sakrificë. Nëse i sjellim dëm Partisë Demokratike, PS do të vazhdojë ndoshta edhe një dekadë të qeverisë. Në këtë rast përgjegjësia i mbetet çdo demokratik por më shumë se kujtdo i mbetet atyre që janë në lidershipin e PD, qoftë në grupin e Foltores, në PD zyrtare. Nëse me 14 Maj ne do ishim bërë bashkë për të mbështetur nga një kandidat të dalë nga primaret dhe sondazhet do të kishim më shumë se 20 bashki të fituara.

Sot ka dy rrugë, ose ne si grup parlamentar të gjithë bashkë duhet të mbajmë një qëndrim për të përcaktuar të ardhmen e kësaj force politike nëse do të jetë një opozitë e fortë duke filluar që nga prezenca në parlament dhe për të filluar një betejë kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë si do ecë kjo forcë politike. Nëse do jetë e ndarë në dy grupime, PD zyrtare duhet të fillojë një proces organizimi dhe brenda dy viteve të bëjë atë që nuk ka bërë në dy vite, duke u munduar të mos përçajë demokratët”, tha ai.

Hoxha tha se Partia Demokratike ka nevojë për një proces organizimi të brendshëm deri në 6 muaj dhe pastaj të shpallë garën për kryetar të saj.

“Roli u Alibeajt nuk ndryshon shumë nga roli që ka pasur edhe zoti Basha. Ne duhet të pranojmë si politikanë që situata që është krijuar brenda Partisë Demokratike nga ka ardhur nga dëshira dhe vullneti i deputetëve por nga një çështje madhore që nuk vret nga ne. Mendoj që në këto dy vite të humbura, qoftë zoti Basha apo Alibeaj, apo edhe unë personalisht nuk kemi marrë një vendim që mund të jetë pak radikal dhe i vështirë por që deri diku korrigjon dhe vë në lëvizje frymën opozitare në Shqipëri për të korrigjuar atë që nuk kemi bërë mirë.

Që të flasim për rikthim përpara duhet të flasim për të pasur një parti. Mbi të gjitha nëse do hyjmë në një proces për të bërë një parti dhe për të marrë shumë të rinj rreth saj mendoj se çështje e kryetarit të partisë nuk është e momentit. Duhet që ata që besojnë pjesë e kësaj force politike të kenë një shtrirje në të gjithë Shqipërinë dhe pas 3 ose 6 muajsh të organizimit të Partisë Demokratike ka të drejtë gjithkush të kandidojë për kryetar. PD duhet të bëjë një garë dhe duhet të ketë minimumi më shumë se 50% moral politik që nuk janë shumë pas tre dekadash”, u shpreh Hoxha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re