Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi, i cili dyshohet p[ër vjedhejn e disa bizneseve.

Në faqen e Policisë së Kosovës është bërë publik edhe foto e personit të kërkuar.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur më 24.01.2024, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit. Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected] , Facebook: https://ëëë.facebook.com/KosovoPolice/, Android #app: Lajmero Policine, Tel: 192”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re