Një studim tregon se fëmijët që lejohen të luajnë me ushqimin do të flasin më mirë. Pra fëmijët duhet të lihen të lirë të eksperimentojnë në tavolinë, të prekin me duar ushqimin dhe kjo do të jetë një përparësi në zhvillimin e tij. Pra nëna, durim! E lejoni ta bëjë këtë duke qënë se është në të mirën e fëmijës tuaj.
Studimi i kryer nga ekspertët amerikanë të “Universitetit të Ioëa” dhe më pas u publikua në revistën shkencore “Developmental science”. Ata analizuan një grup fëmijësh në muajin e 16 të jetës duke u bazuar në zhvillimin e tyre gjuhësor si edhe në sjelljet që bënin ndërsa hanin ushqim. Konkretisht ekspertët vendosën para fëmijëve ushqime të ndryshme si pure, lëngje frutash, pudding dhe supa. Sa herë vendosnin ushqimin para fëmijës theksonin si quhej. Fëmijët që e preknin atë ushqim, e hidhnin në tavolinën e ngrënies, në veshje, etj, do të ishin më të prirur për të thënë si duhej fjalët e shprehura më parë nga të rriturit.
Si përfundim ekspertët theksojnë se familjet nuk duhet të kushtëzojnë fëmijët në këtë pikë, sepse eksperimentimi është shumë i rëndësishëm në jetën e fëmjës. Edhe ushqimi ka rëndësi në të mësuarin e fëmijës. Këtë e pohon edhe mjekja Andrea Vania e Universitetit në Romë “La sapienza”. Por nuk duhet të lini fëmijën të shkatërrojë shtëpinë. Nëse ai vazhdon të hedhë gjithë ushqimin në tokë duhet ta ndaloni./F/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re