Kryeministri Edi Rama është shprehur se Italia është vendi me të cilin na lidh një miqësi e veçantë dhe aleancë strategjike, të cilën kreu i qeverisë theksoi se “ne duam ta zhvillojmë”.

 

“Nëse gabon qeveria italiane ne marrim pjesë në atë gabim pa asnjë ngurrim”, tha Rama në konferencë.

Më pas shtoi: “Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe kështu të bashkojmë dhe partitë politike, dhe gazetarësh dhe të bëjmë një festë gjysmë të vërtetash.”

Edi Rama: Deti mes Italisë dhe Shqipërisë, nuk është një hapësirë që na ndan, por që na bashkon.

Italia ka qenë avokati ynë më i fortë në Bruksel. Më duhet ju them që për ne, nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike që qeverisë në Itali, por me të gjithë kemi pasur marrëdhënie vëllazërie, të gjitha kanë bërë më të mirën e tyre për të na ndihmuar.

Për ne qeveria italiane, ka qenë, është dhe do të jetë qeveria e një vendi që na lidh një miqësi e veçantë dhe aleancë strategjike që ne duam ta zhvillojmë. Nëse gabon qeveria italiane ne marrim pjesën ë atë gabim pa asnjë ngurrim, por le të mos e kthejmë në një çështje gabimesh.

Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe kështu të bashkojmë dhe partitë politike, dhe gazetarësh dhe të bëjmë një festë gjysmë të vërtetash.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re