Shpesh është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar ndjenjat, emocionet dhe aspektet e tjera të sjelljes njerëzore. Por Haruki Murakami është një shkrimtar që di ta bëjë këtë me shkathtësi. Shpeshherë duket sikur ai e kupton me të vërtetë alkiminë e shpirtit njerëzor, duke gjetur në një farë mënyre aftësinë për ta përshkruar atë me saktësi depërtuese dhe ndjeshmëri që provokon.

Në shenjë nderimi për Murakamin, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohërave moderne, dhe për kënaqësinë e lexuesve tanë, ne përzgjodhëm 25 thëniet më të bukura që do t’i lexoni me shumë kënaqësi.

Nëse gjithçka do të ndodhte ashtu siç dëshiroje, jeta do të bëhej e mërzitshme.

Një botë pa dashuri është si murlani pas dritares. Nuk mund as ta prekësh as ta përthithësh.

Kam menduar se njerëzit rriten gradualisht, pak e nga pak… Na del se, nuk ndodh ashtu. Njerëzit rriten menjëherë.

Opinionet e gabuara nuk ekzistojnë. Ka vetëm opinione që nuk përputhen me tonat. Kjo është e gjitha.

Sa më shumë që plakemi, aq më shumë gjëra nuk mund t’i bëjmë siç duhet.

Gjithçka që dikur ishte brenda nesh dhe pastaj zhduket, edhe nëse zhduket përgjithmonë, lë gjurmë që nuk do të shërohen kurrë.

Kur përqafojmë njëri-tjetrin, bashkndajmë frikën tonë.

Nëse çdo person do të besonte te një fund të lumtur, bota nuk do të kishte asgjë për t’iu trembur.

Pavarësisht se sa shumë mundohesh, nuk shpëton nga dhimbja që ndjen kur je i mërzitur.

Shprehni ndjenjat. Është shumë më keq t’i mbash brenda. Përndryshe, ato do të grumbullohen dhe forcohen nga brenda. Dhe atëherë do të vdisni.

Askujt nuk i pëlqen të jetë vetëm. Unë thjesht urrej të zhgënjehem.

Duket se zemra fshihet brenda një guaske të ashpër, dhe pak njerëz janë në gjendje ta depërtojnë atë. Kjo duhet të jetë arsyeja pse e kam të vështirë të ndiej vërtet dashuri.

Ndershmëria për njëri-tjetrin dhe dëshira për të ndihmuar janë gjërat më të rëndësishme.

Çdo zbrazëti gjithmonë do të mbushet me diçka.

Kur njerëzve u jepet shpresë, ata e përdorin atë si lëndë ushqyese për t’i ndihmuar të jetojnë më gjatë. Pa shpresë nuk ka “më”.

Realiteti ynë është një betejë e pafundme midis asaj që ndodhi dhe asaj që duam të kujtojmë.

Nuk ka sekrete të cilat në një moment nuk do të shpërthejnë nga zemra.

©Norwegian Wood©kinopoisk

Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo gjetja e madhe që të tjerët e kuptuan para teje, por ajo përndritja e vogël që erdhi vetëm tek ti.

Çfarë është vetmia? Është e ngjashme me atë ndjenjën që përjetoni në një mbrëmje me shi kur qëndroni pranë grykës së një lumi të madh dhe shihni se si rrjedhat e mëdha të ujit bashkohen me detin.

Kujtimet ju ngrohin nga brenda. Por ato gjithashtu ju shqyejnë copash.

Kur shikoni detin për një kohë të gjatë, filloni të ndjeni mungesën e njerëzve. Kur shikon njerëz, fillon të ndjeni mungesën e detit.

Çdo gjë dhe gjithçka duket e bukur kur e analizoni nga larg.

Ndodh shpesh që gjërat më të rëndësishme në botë të fillojnë me vogëlushët.

Të lëvizësh me shpëjtësi në drejtim të gabuar është më keq sesa të mos lëvizësh fare.

Kur nuk keni askënd t’i ndani mendimet tuaja të vetmuara, mendimet tuaja fillojnë të të ndajnë mes tyre.

/shkollaesuksesit.com