Skip to content

“Nëse Ilir Meta do që të hyjë në histori, le të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë”

“Kërcënimet dhe lëvizjet e fundit të presidentit Ilir Meta janë thjeshtë furtunë në gotë uji”.

Kështu mendon deputeti i opozitës, Arlind Çaçani. Ky i fundit gjatë një prononcimi për sfidoi publikisht presidentin Meta, teksa i kërkoi që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë se kush janë të politikanë e korruptuar që kanë abuzuar me fondet e pasuritë publike.

“Paralajmërimet e Z. Ilir Meta unë do i merrja seriozisht dhe e mbështesja pa as një rezervë vetëm në një rast. Meta ka shansin dhe populli do ta amnistoje.

Po e do Meta Shqipërinë aq sa thotë këto ditët e fundit le të dalë dhe të rrëfehet të tregojë bashkëpunëtorët e korrupsionit të lartë shtetërore me kë ka bashkëpunuar këto 30 vjet.

Ti shpjerë të gjithë përpara drejtësisë si një bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ai do të shpallet një hero i gjallë. Vetëm kështu e besoj unë presidentin.

Sa për të hyrë në Kuvend apo për ta shpërndarë këtë, i sugjeroj kreut të shtetit që ta zgjidh me ata që e vunë President të Republikës.

Ne jemi aty për opozitë, një opozitë sa më objektive dhe jo të ndikuar nga pazaret dhe marrëveshjet. Ne jemi opozita me konstruktive qe ka njohur historia e pluralizmit në këto 29 vite.

Sa për ta hetuar e kam thënë disa herë janë lojëra dhe presione që i bëjnë njeri-tjetrit në kohë paqe dhe kohë lufte.

Megjithatë, me besim te drejtësia dhe institucionet e reja dhe me sytë nga SHBA e BE, besoj se ditë më të mira do të vine për qytetarët shqiptarët”, deklaroi ai.