Skip to content

“Nëse ishte krim droge, do më vrisnin mua dhe fëmijët e mi”, vajza e çiftit Pasho zbulon detaje për vëllain e arratisur që në 2016 dhe vdekjen e prindërve (Dhuna brutale që zbuloi ekspertiza në trupin e gruas)

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me trupat e pajetë që u gjetën të copëtuar në katër valixhe të ndryshme në Firence, pranë burgut Sollicciano. Njëri prej viktimave është Shpëtim Pasho, 54 vjeç, i cili u zhduk së bashku me bashkëshorten Teuta, 52 vjeçe në vitin 2015.

Vajza e çiftit, Dorina Pasho, e cila jeton në Castelfiorentino ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen tronditëse. Kishte dyshime se vrasja e çiftit lidhej me djalin e tyre, i cili është në arrati që prej vitit 2016 pasi akuzohet për vepra penale të drogës. Kujtojmë se trupat e pajetë u gjetën pranë burgut nga i cili djali u arratis në vitin 2016, por vajza hedh poshtë dyshimet se prindërit janë vrarë për shkakun e tij.

“Nuk është një krim droge. Për të marrë jetën e dy personave, borxhi duhej të ishte serioz. Dhe vëllai im është thjesht një shpërndarës i vogël.

Që nga ky mëngjes kam qenë me karabinierët për ADN dhe po pres përgjigjet që do të duhet të më japin, por deri më tani i kam dëgjuar këto gjëra nga gazetat. Nëse do të kishte qenë një krim droge, ata nuk do të prisnin që të vinin babai dhe nëna që ti vrisnin, sepse vëllai im jetoi me mua për vite me radhë. Ata mund të më kishin vrarë mua ose fëmijët e mi. Nëse shkoni dhe pyesni Castelfiorentino, ata e dinë kush jam sepse unë kam jetuar atje që nga viti 2002”, tha vajza, raporton media italiane.

Shpëtimi dhe Teuta Pasho (54 dhe 52 vjeçe në kohën e vdekjes) vinin periodikisht në Toskanë, ku jetojnë fëmijët e tyre. Qëndrimi i tyre i fundit ishte më 4 tetor 2015 dhe zgjati rreth një muaj. Pastaj më 2 nëntor vajza kishte marrë një telefonatë nga një numër anonim në të cilën nëna e saj i tha se nuk donte t’i përgjigjej askujt. Që atëherë, u zhdukën të gjitha gjurmët.

Ishte vajza e tij Dorina ajo që ngriti alarmin për zhdukjen e tyre në një emision televiziv italian dhe postoi në rrjete sociale fotografitë e prindërve. Pasi u zbulua se trupi i burrit i përket Shpëtim Pashos, vijon puna për të vërtetuar nëse trupi tjetër i përket Teutës.

Nga ekspertiza, mësohet se tortura që kishte pësuar gruaja e vrarë ishte e tmerrshme, Ajo ishte rrahur për vdekje, ajo ishte rrahur për vdekje dhe më pas është asfiksuar. Kjo ka qenë sipas asaj që doli nga ekzaminimi i autopsisë.

Në fytyrën dhe kokën e gruas kishte të nxira dhe të mavijosura të shumta, ndër të cilat ishin disa brinjë të fraktura të konstatuara nga autopsia. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb