Gjermania ka hapur rrugën për futjen e një karte të posaçme debiti që kufizon se si dhe ku mund të shpenzojnë azilkërkuesit paratë që marrin, në një lëvizje drejt një politike më të rreptë për migrantët.

Tre grupet parlamentare të qeverisë së koalicionit të kancelarit Olaf Scholz kanë rënë dakord për një projektligj që do të shkojë për votim në dhomën e ulët të parlamentit, pasi të Gjelbrit e mbështetën draftin pas disa muaj negociatash.

Shtetet federale të Gjermanisë, disa prej të cilave kanë prezantuar vetë karta të tilla konsumatore, e shtynë ligjin në nivel kombëtar, raportoi Reuters.

Ulja e numrit të azilkërkuesve

Karta, e krijuar për të kontrolluar fondet e azilkërkuesve dhe për të parandaluar transferimin e parave jashtë vendit, është diskutuar prej kohësh si një mënyrë për të reduktuar shpenzimet e parave, të cilat partneri i koalicionit Demokratët e Lirë (FDP) besojnë se motivojnë migrantët të vijnë në Gjermani.

Kancelari Scholz dhe socialdemokratët e tij (SPD) po përpiqen të reduktojnë numrin e azilkërkuesve në mënyrë që të reduktojnë mbështetjen e votuesve për Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re