Deputeti Enkelejd Alibeaj është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla në mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, pasi kjo e fundit i kërkojë që të mbarojë fjalën, pasi po merr shumë kohë.

Alibeaj ka thënë se nëse zonjat e pranishme në Komision ishin vonë në parukeri dhe kërkonin të shtyhej mbledhja atëherë ashtu mund të vendosej. Kjo ka acaruar dhe më shumë debatin duke bërë që Nikolla t’i konsideronte fjalët e deputetit demokrat si fyese dhe seksiste.

Pjesë nga debati:

Enkelejd Alibeaj: Atëherë mesa dimë ne në detyrën e Prokuorisë së Posaçme….

Lindita Nikolla: Ju lutem përqëndrohuni tek kërkesat tuaja.

Gazment Bardhi (ngrihet nga vendi): Nuk është e mundur, herë nisim fjalën…

Ermonela Felaj (ndërhyn por nuk kuptohet).

Gazment Bardhi: por ju nuk jeni patronazhisti Ermal Pishtari, ju jeni Ermonelaj Felaj, Pishtari jeni ju që flisni?

Lindita Nikolla: Po ç’është kjo mënyrë të foluri? Ju lutem nuk po bëjmë as humor dhe as gallatë tani….s’janë temra për gallatë këtu.

Enkelejd Alibeaj: Nëse ju ka shkuar vonë për permanent na e thoni dhe të mbyllim mbledhjen e ta shtyjmë për një ditë tjetër…

Lindita Nikolla: Gjuha juaj është fyese, ju po u vini një stereotip zonjave që janë këtu, është gjuhë seksiste….

Enkelejd Alibeaj: Mos bëni viktimën tani…

Lindita Nikolla: Por kjo që bëni ju është fyese, të thuash ju shkoi vonë për në parukeri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re