Skip to content

“Nëse ju merr malli për mua”, Rama batuta me ekselentët: “Medalja e Artë” arritja juaj më e jashtëzakonshme

Pasditen e sotme në ambientet e kryeminsitrisë u zhvillua ceremonia e dhënies “Medalja e Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute. I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili që në nisje të fjalës së tij nuk i kurseu batutat me të rinjtë.

Kryeministri i inkurajoji të gjithë studentët që të vijojnë të luftojnë për atë që dëshirojnë dhe çuarja e Medaljes së Artë në shtëpi është nëj nga gjërat më të jashtëzakonshme për ta në këtë fazë të jetës ku ndodhen.

Edi Rama: Nëse ju merr malli për mua, por ka pak gjasa të ndodhë, se më shikoni në TV, në FB…dua vetëm t’iu them me shumë sinqeritet që ceremonia e medaljeve është një nga moment më të bukra të jetës sime të përditshme në këtë godinë. Është një nga ato momente që janë jashtëzakonisht të nevojshme kur bën këtë punë që unë bëj sepse të jepet mundësia që përmes pranisë së disa njerëzve të panjohur, të rinj, të marrësh një energji të posaçme, një ajër të freskët dhe inkurajim të madh. Asgjë nuk mund ta pengojë njeriun kur ai është i vendosur të arrijë atë që do. Ju mund të gjeni çdo justifikim për të thënë nuk ia vlen, nuk ia vlen të mësosh sepse në fund fare askush nuk të jep një dorë kur nuk tënjeh, nuk ia vlen të rsh në këtë vend se ky vend nuk bëhet.

Për dikë që gjendet në rrethana të vështira këto edhe janë të kuptueshme. Por asnjëri nga ju nuk i ka hyrë këtij shtegu, por i kanë hyrë një shtegu shumë më të vështirë. Ja ku jeni këtu dhe ia keni dalë të provoni, në radhë të parë për veten, pastaj edhe për prindërit tuaj se juve nuk ka asnjë gjë që iu ndalon. Dhe se ju majën në të cilën keni vendosur të arrini në këtë fazë të jetës suaj, e keni arriur, medalja e artë është gjëja më e jashtëzakonshme që ju mund të çoni në shtëpi për prindërit tuaj./