Alo përshëndetje! Ju shqetësojmë nga kompania gjermane Ibrec, numri juaj është përzgjedhur rastësisht nga Ministria e Shëndetësisë, për një analizë falas në ambjentet tuaja të banesës. Ka të bëjë me parandalimin e sëmundjeve të ajrit…’

Kjo është një telefonatë që po marrin shumë prej qytetarëve të vendit. Kjo kompani, e cila që në fillim është në shkelje me ligjin për të dhënat personale pasi numri i celularit është privat dhe nuk mund të shpërndahet kudo.

Shkeljen e parë e bëjnë kompanitë celulare që publikojnë të dhënat e klientëve të tyre.

Komisioneri për të drejtat personale duhet të reagojë dhe të kërkojë llogari kompanive celulare për këto abuzime.

Duke u kthyer tek problem fillestar. Kompania që gjasme merret me analiza falas në banesë është një mashtrim i rradhës për qytetarët e vendit.

Duket se fenomeni i call centrave po godet edhe Shqipërinë. Operatorët e kësaj komanie, prezantohen me emrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Si mundet që Ogerta Manastirliu të lidhë postin e saj dhe ministria të përdoret për qëllime klienteliste nga kompanitë private?

Kjo kompani, ofron gjasmë kontrolle higjene në banesë dhe pasi kryen inspektimin, i mbush mendjen qytetarëve që të blejnë aparaturat në dobi të shëndetit të tyre.

MASHTRIMI I MADH. MOS BINI PRE!

Në momentin që kjo kompani Ibrec, e cila ndodhet në afërsi të Casa Italia në Tiranë, pranë Sheshit Shqiponja, ju kërkon takim, ju duhet të mbyllni telefonin.

Po ministria e Shëndetësisë, nëse nuk është e lidhur me këto firma private, pse nuk bën kallëzim në Prokurori, nëse emir i tyre përfshihet padrejtësisht dhe pa dijeninë e tyre?

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu duhet të tregojë nëse është e lidhur me këto firma që marrin në telefon qytetarët për të lënë takim në banesë.

Mashtrimi nis me një telefonatë, por më pas ajo që ju detyrojnë që ju të blini përmes mashtrimeve, do ju kushtojë rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re