Presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish tonet, teksa po fliste për çështjen e Teatrit Kombëtar. I pyetur nëse do të dalë në shesh për të mos lejuar shembjen e godinës, kreu I shtetit tha se do jetë gjithnjë në mbrojtje të interesit publik.
“Përsa i takon se ku do të jetë Presidenti, Presidenti është gjithmonë në kryetë detyrës së tij, në mbrojtje të interesit publik. Nëse ka ndonjë karagjoz që kërkon të bëjë prova force më presidentin, duhet të kanë të qartë se presidenti sillet më përgjegjshmëri dhe mban shënim çdo gjë. Unë do bëj detyrën pa rënë në provokimë banale”, tha Meta.
Kryebashkiaku Erion Veliaj pak ditë më parë duke komentuar deklaratat e Metës tha se “presidenti duhet të grajë gomarin e tij dhe të mos sillet si brigadier komunaleje”.
Meta bëri me dije se ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar.
