Duke filluar nga dita e nesërme, datë 15 Tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë të ditur sot se është miratuar dhe “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambjentet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambjentet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme në emisionin Open, u publikua edhe modeli i fletës së gjobës. Fillimisht policia do të kryejë një rol këshillues dhe nëse ka kundërshtim për vendosjen e maskës pasrashikohet vendosja e gjobës.

Aty përcaktohet data, vendi i konstatimit të shkeljes, të dhënat personale si masa në lekë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re