Ndërtimi i një spitali rajonal në Fier duket se nuk është një gjë e re në retorikën e kryeministrit Edi Rama, i cili ia kishte premtuar këtë kryebashkiakut Armando Subashi, që prej katër vitesh.

Në një video që është postuar nga numri 2 në LSI, Petrit Vasili, Subashi thotë gjatë një takimi me nje delegacion nga Kina, se në Fier do të ndërtohej jo vetëm një nga spitalet më të mëdhenj në Ballkan, por edhe një Universitet Mjekësie.

Planet e Ramës kanë fjetur në sirtar prej 4 vitesh, dhe tashmë premtimi që ai i ka bërë popullit të tij, do të bëhet i mundur vetëm në saj të kontributit të Turqisë dhe presidentit që ai e quan mik Erdogan.

Postimi i plotë i Vasilit:

Genjeshtrat e Rames se do bente ne Fier nje nga spitalet me te medha ne Ballkan bile do te bente edhe Universitet Mjeksie ne Fier! Kater vjet me pare Kryetari i Bashkise Fier Subashi deklaronte publikisht se ne Fier do te ndertohej nje nga Spitalet me te medhenj ne Ballkan, qe sipas premtimit te Edi Rames fillonte ndertimi shume shpejt.

Subashi konfirmon qe do te ndertohej edhe Universitet Mjeksie ne Fier. Tani po ky Ramë del e na flet per nje spital elektoral, qe do ta bejne turqit per tre muaj. Na thote edhe qe spitalin publik Fier do ta administrojne turqit.

1.Po premtimi qe i kishte dhene Rama Subashit disa vjet me pare se spitali i Fierit do fillonte shume shpejt ku vajti.

2.Cili interes i fshehte e pengoi Ramen, qe nuk e filloi ndertimin e Spitalit te Fierit kater vjet me pare, pasi kishte paguar edhe mijra euro nga buxheti i Ministrise se Shendetesise per projektin e spitalit Atelier 4 per ta bere?

3.A do te jete spitali elektoral turk i Fierit nje nga me medhenjte e Ballkanit, sic ka deklaruar Kryetari i Bashkise Fier Subashi?

4.Po Universiteti i Mjeksise ne Fier do te ngrihet?

Ne se ka nje gram turp Edi Rama duhet tu pergjigjet ketyre pyetjeve. Ne rast se nuk pergjigjet thjesht do ti shtoje nje argument me shume faktit se eshte nje ordiner aksidental ne karrigen e kryeministrit.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/3481566218618552/?t=1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re