Nëse keni presion të lartë të gjakut (hipertension), një nga mjetet që mund të përdorni për ta mbajtur atë nën kontroll është dieta juaj. Ju nuk duhet domosdoshmërisht t’i përjashtoni plotësisht këto ushqime, por kini kujdes se sa hani.
- Ushqimet e kripura
Ne duhet të konsumojmë jo më shumë se 6 g kripë në ditë, që është rreth një lugë çaji. Por shumë prej nesh hanë më shumë se kaq.
Këshillë: Pjesa më e madhe e kripës që hamë është tashmë në ushqimin tonë kur e blejmë në gjëra të tilla si ullinj, patatet e skuqura, salcat dhe turshitë. Është gjithashtu në mishrat e përpunuar si proshutë, dhe salcice, si dhe në produktet kryesore si buka dhe drithërat e mëngjesit.
Kontrolloni etiketat e ushqimeve për të kërkuar opsione me pak kripë dhe reduktoni ushqimet me shumë kripë. Përpiquni gjithashtu të reduktoni të ngrënit jashtë dhe ushqimet e gatshme, dhe gatuani me më pak kripë në shtëpi .
- Ushqimet me sheqer dhe yndyrë
Sheqeri dhe yndyra mund të mos ndikojnë drejtpërdrejt në presionin tuaj të gjakut, por ushqimet që janë të pasura me yndyrë dhe sheqer janë ushqime me kalori të lartë. Ngrënia e tepërt e tyre mund të çojë në shtim në peshë, gjë që lidhet me rritjen e presionit të gjakut.
Këshillë : Planifikoni të hani ushqime të shëndetshme si fruta ose kos nëse keni uri midis vakteve. Merrni diçka me vete si një grusht arra apo fruta të thata kur jeni jashtë.
- Alkooli
Nëse pini alkool bëjeni me moderim. Shumë mund të rrisë presionin e gjakut dhe të çojë në shtim në peshë me kalimin e kohës. Pirja e tepërt e alkoolit mund të rrisë presionin e gjakut.
- Kafeina e tepërt
Kafeina mund të rrisë presionin e gjakut, por efekti i saj zakonisht është jetëshkurtër dhe zvogëlohet kur e pini rregullisht. Megjithatë, disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj kafeinës se të tjerët dhe pirja e tepërt e kafeinës mund të ndikojë në presionin e gjakut.
Këshillë: Mos harroni se kafeina nuk është vetëm në kafe dhe çaj, por është edhe në pije energjike, çokollatë dhe pije joalkoolike si kola.